Telegrafi

Rina Balaj dhe Sin Boy lansojnë albumin “MM”

Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: Youtube)

Rep-artistja Rina Balaj ka qenë e angazhuar në realizimin e albumit të saj të parë.

Që nga vazhdimi i karrierës si solo artiste, ajo ka paralajmëruar se është duke punuar në një projekt madhor.

Krejt kjo kishte të bëjë me albumin e saj, i cili titullohet “MM”, e që erdhi si bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rina ka publikuar një video ku njofton se ka lansuar projektin muzikor.

Në po të njëjtin album, gjendet edhe kënga e shumëpritur nga fansat e saj, “Gigi 2” këngë të cilën e kishin bërë në version të dytë.

“MM” përmban një numër të konsiderueshëm këngësh, duke bërë kështu që albumi të arrijë një orë të tërë. /Telegrafi/.