Site icon Telegrafi

Rina Balaj befason me ndryshimin e ri në dukje

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Reperja Rina Balaj vazhdon të jetë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale.

Duke qenë se po punon në albumin e ri, këngëtarja shqiptare nuk ka lënë anash as dukjen e saj, pasi kujdeset vazhdimisht për pamjen dhe stilin.

Ajo njihet për eksperimentet e shumta dhe këtë herë ka bërë flokët ngjyrë të kaltër, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.

“Përshëndetje, emri im nuk është Maria”, ka shkruar mes tjerash Balaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Imazhi ka arritur të grumbullojë mbi 600 komente e po ashtu edhe mbi 19 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj.

Ndërkohë, Rina dhe Sin Boy ditë më parë njoftuan se kanë gati albumin e ri me 20 këngë, të cilët tashmë veçse e kanë përfunduar.

“Tetancion” mban titullin kënga e fundit që kanë publikuar në muajin shkurt dhe tashmë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=giX7GxQedkY

Exit mobile version