Telegrafi

Rina aktive në palestër, publikon pamje nga ushtrimet

Rina Balaj (Foto: Instagram/BalajRina)

Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, Rina Balaj i kushton rëndësi të madhe edhe dukjes së saj.

Këtu në radhë të parë hyn figura trupore, me ç’rast shumë personalitete të njohura janë të rregullt në palestër, në mënyrë që të formësojnë dhe të ruajnë vijën trupore.

Edhe reperja e njohur e ndjek këtë trend, ndërsa kohë pas kohe publikon imazhe nga stërvitjet e saj.

Lexo po ashtu Lajmet për Rinën

Gjatë këtyre ditëve, ajo e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke ushtruar.

Edhe në të kaluarën, Rina ka sjellë fotografi dhe video që e shfaqin atë duke qenë e angazhuar në palestër.

Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, këngëtarja gjatë këtij muaji e ka publikuar duetin me K-Koke.

Bashkëpunimi që është kompletuar edhe nga ana vizuale, u lansua më 7 dhjetor dhe ka arritur afro dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/