Telegrafi

Rikthimi te Chelsea? Hazard jep sinjale se kërkon largimin nga Real Madridi

Rikthimi i Eden Hazard në Chelsea mund të jetë më afër bazuar në komentet e fundit të Carlo Ancelotti për të ardhmen e tij.

Belgu është aktualisht një lojtar jashtë planeve të Ancelottit, duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm, me Chelsean që ka interesim për ta rikthyer në skuadër.

ESPN raporton se skuadra londineze është cilësuar si destinacioni i ardhshëm i Hazardit, derisa operacioni mund të kompletohet për 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Roman Abramovich po e rikthen Hazardin në Stamford Bridge?

30-vjeçari ka startuar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke mos shënuar dhe asistuar.

Lëndimet kanë dobësuar magjinë e Hazard në kryeqytetin spanjoll, duke bërë vetëm 38 paraqitje në La Liga që nga largimi nga Chelsea në vitin 2019.

Lexo po ashtu Ancelotti: Hazard është i gatshëm, vetëm se preferoj para tij lojtarë të tjerë

Dhe nëse qëndrimi i Ancelottit është i tillë, ai mund të jetë i lirë të kthehet në Stamford Bridge nëse dëshiron.

Madje, Hazard tashmë në Twitter mbanë vetëm flamurin e Belgjikës, derisa ka larguar pjesën se është lojtar i Real Madridit. /Telegrafi/