Paul Pogba është shumë afër që të rikthehet te Juventusi, sërish si lojtar i lirë.
Mesfushori francez do të jetë lojtar i lirë në fund të muajit qershor dhe Zonja e Vjetër thuhet se e ka bindur atë që të kalojë në Torino.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Pogba tashmë është pajtuar me kushtet që i ka ofruar Juventusi, duke përfituar 7.5 milionë euro në sezon.
Francezi tashmë nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Manchester United edhe pse këta të fundit insistuan që ai mos të largohet më si lojtar i lirë.
E njëjta gjë, Djajve të Kuq u kishte ndodhur në vitin 2012, derisa e kishin rikthyer në vitin 2016 për 105 milionë euro nga Binakonerët.
Pogba po largohet sërish si i lirë, ndërsa Juventusi synon që të rikthehet në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/