Mesut Ozil bëri rikthimin e tij të bujshëm te Arsenali duke filluar si titullar kundër Liverpoolit në EFL Cup dhe duke dhuruar një asistim brilant me thembër.
Mesfushori 31-vjeçar gjerman ka mbetur jashtë listës së preferencave te trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i cili vazhdon ta lë jashtë në ndeshje të rëndësishme.
Por, Ozil nuk harroi kohë të tregonte se sa i vlefshëm mund të jetë për Topçinjtë këtë sezon në momenti e parë që u inkuadrua si titullar.
James Milner bëri një gabim të kushtueshëm duke lejuar yllin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, t’ia rrëmbej topin për të përfunduar më vonë në rrjetë.
22-vjeçari vodhi topin e Milnerit, por ai top po shkonte jashtë vijave përderisa Ozili të ndërhynte.
Mesut Ozil's assist against Liverpool is a thing of beauty.
You can't teach that. pic.twitter.com/RxYLI9TYvG
— Football HQ (@FootbaII_HQ) October 30, 2019
Ish-ylli i Real Madridit shkëlqyeshëm nxori diçka nga asgjëja dhe me një asistim brilant mbrapa shpinës arriti ta kthente topin te Maitland-Niles, i cili shënoi me lehtësi.
Tifozët nuk kanë humbur kohë dhe kanë filluar përmbytjen e rrjetin social Twitter me lavdërime për asistimin e mrekullueshëm të Ozilit. /Telegrafi/
Oh my days that Ozil assist
— Tom Williams (@tomwfootball) October 30, 2019
Ozil is an Assist Lord and should be knighted by the United Kingdom !
— RAW (@RomeoMoloja) October 30, 2019
WHAT AN ASSIST BY OZIL !!!!!!
— Khalid (@KhalidEssa_) October 30, 2019
That assist from ozil is really really good 👀
— John ballington (@johnballo1) October 30, 2019