Përfaqësuesja e Kosovë do të luaj dy ndeshjet e para të vitit 2023 dhe do të nis pas pak ditësh ciklin kualifikues për Euro 2024.
Dardanët do të grumbullohen prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.
Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.
Emri më i ri në listë është ai i mbrojtësit të talentuar Amar Gërxhaliu që po luan te Antalyaspor, si dhe Albion Rrahmani i Ballkanit dhe Arbnor Muja i Royal Antawerp.
Është rikthyer pas një kohet ë gjatë mbrojtësi Leart Paqarada, por edhe Valon Berisha e Bersant Celina.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/