Rey Manaj është rikthyer në mënyrë spektakolare nga lëndimi që bëri t’i humbas tre ndeshje radhazi në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola në fitoren e Sivassporit me rikthim 3-2 ndaj Hatayspor të Visar Bekajt, i cili qëndroi në bankën rezervë.
Ishte minuta e 43-të e ndeshjes, kur Manaj realizoi golin e parë në ndeshje pas një shkëputje të mirë duke realizuar me kokë për 1-0.
Mysafirët shënuan dy gola duke kaluar në epërsi, derisa ishte minuta e 73-të e ndeshjes kur Rey Manaj sërish doli në skenë duke shënuar nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.
⚽️GOAL🇹🇷 | Sivasspor 1-0 Hatayspor | Rey Manajpic.twitter.com/tnutngRa9O
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 20, 2024
Në fund Sivasspor triumfoi 3-2 për tu rikthyer te fitoret pas tre ndeshjeve ku mori një barazim e humbi dy radhazi.
Me dy golat e sotëm, Manaj shkon në kuotën e tre golave në kampionatin turk. /Telegrafi/
⚽️GOAL🇹🇷 | Sivasspor 2-2 Hatayspor | Rey Manaj
Manaj equalizes with penaltypic.twitter.com/4GQYQAaiWe
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 20, 2024