Telegrafi

Rikthehet Prishtina Football Fest, në sheshin Skënderbeu transmetohen ndeshjet Finlandë-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni

E gjitha filloi me ndeshjen e parë historike Kosova-Haiti, e cila iu besua kompanisë KD Events & Communications , ku dhe kishin notën maksimale për organizim nga FIFA, ndërsa sot (e hënë) prapë vazhdon organizimi i transmetimit publik të ndeshjes së parë kualifikuese të përfaqësues së Kosovës për kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa në të njëjtën kohë do të shfaqet edhe ndeshja Shqipëri-Maqedoni.

Dy Led monitorë gjigantë do të jenë të vendosur te Sheshi “Skënderbeu”, duke marrë parasysh ndeshjen e parë historike të Kosovës.

Lexo po ashtu Kosova beson në cilësitë e veta

Zërimi do të jetë i ndeshjes Finlandë – Kosovë dhe vetëm në raste të golave do të aktivizohet i ndeshjes Shqipëri-Maqedoni.

Atmosferës festive kanë konfirmuar se do t’i bashkohen edhe tifo grupi zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”.

Çdo gjë është e menduar në detaj, ku dhe skenografia do të dërgojë mesazhin që jemi një komb.

Festojmë së bashku, 5 shtator, 20:45, Sheshi Skenderbeu, Prishtinë, Rrugëtimi i historisë vazhdon! – shkruan në njoftim.