‘Loja me shkop’ është rikthyer sërish në vëmendje në puntatën e parë të post Big Brother VIP.
Ishte Semi që ishte ndjerë shumë keq dhe përjetoi gjendje ankthi nga loja e Monikës, Palomës dhe Fifit, marrë parasysh që kjo e fundit lëvizte nëpër shtëpi me shkop në dorë.
Banorja tjetër, Monika Lubonja ka zbuluar detaje që nuk i dinim për Fifin dhe bisedës që është bërë tek dhoma e rrëfimit për gjendjen shëndetësore të artistes.
“Dhe tani që e shoh nuk është se më jep ndonjë ndjesi. Ai nuk ka qenë moment i mirë. Nuk mendoj ndryshe, mendoj se ka qenë gabim e gjithë loja dhe mbaj mend që Monika më ka thënë që kisha fjetur gjumë se po të kisha qenë zgjuar, nuk do e kisha lejuar. Realisht, këtë situatën e përjetoj keq dhe nuk do të doja të shpërtheja në këtë moment”, ka thënë Semi.
“Fifi ishte në një gjendje emocionale dhe të nesërmen nga Vëllai i Madh jam thirrur dhe më kanë thënë, kujdes Fifin. Në orët e para të mëngjesit, Fifi tha dua të dal. Dalim bashkë i thashë dhe me ne ishte edhe Paloma. Tha dua të bëj diçka të ndryshoj gjendjen time dhe mes nesh po fillonte një lojë. Atë lojë, fillimisht kam dashur ta bëj me Palomën dhe i thashë nuk do futesh ti sepse banorët po të sulmojnë, ndaj po futem unë. E gjitha u bë që gjendja emocionale e Fifit të shkonte mirë. Kemi shkuar tek Vëllai i Madh dhe na tha merrni një shkop për të bërë lojën. Ndaj shkopi do të përdorej si sinjal. E bëmë te Arjola dhe ajo e kuptoi ndaj e perceptuam lojën. Kur Arjola thotë boll me këtë, Paloma thotë duhet të flemë, Fifi duhet të shkonte të linte shkopin, ngrihen çunat dhe e kapin me shkop në dorë”, tha Monika.
Problemet me shëndetin bënë që Filloreta Raçi (emri i plotë) të linte garën e BB VIP. /Telegrafi/