Telegrafi

Rikthehet ‘Mallkimi i Drake’, reperi parashikoi fitore për Aldo dhe Usman

(Foto: Sports Life News/GloboEsporte)

Reperi kanadez Drake ka dëshmuar edhe një herë se ‘Mallkimi i Drake’ është i vërtetë, pasi humbi afro gjysmë milion dollarë në baste për luftëtarët MMA që konkurronin në evenimentin ‘UFC 278’.

Drake vuri bast që Jose Aldo dhe Kamaru Usman të fitonin, ndërsa të dy luftëtarët humbën.

Për shkak të humbjes së Aldo nga Merab Dvalishvili, ai humbi 270 mijë dollarë dhe më pas investoi para për Usman, i cili humbi rripin e kampionatit nga Leon Edwards.

“Mallkimi i Drake” është përfolur prej kohësh pasi sportistë dhe ekipe të ndryshme kanë humbur nëse kanadezi ka vënë bast për ta.

Lexo po ashtu 'Mallkimi i Drake' është larguar zyrtarisht, të dhënat vërtetojnë se nuk është ashtu siç duket

Bastet e tij i kushtuan Philadelphia 76ers, Conor McGregor humbi ndaj Khabib Nurmagomedov, ndërsa shumë të preferuar të tjerë të Drake gjithashtu përfunduan në mënyrë të palavdishme. /Telegrafi/