Nesër (e shtunë) do të nis zyrtarisht edicioni i ri në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku nuk pritet të mungojë spektakli duke marr parasysh përforcimet që kanë bërë ekipet pjesëmarrëse të elitës.
Sipas programit të shtunën do të zhvillohen dy duele, ndërsa edhe të dielën do të jenë po ashtu dy të tjera, pasi përballja mes Dritës dhe Malishevës ështyë shtyrë.
Të shtunën, vëmendja do të jetë te sfida mes Llapit dhe Gjilanit që llogaritet si kryendeshja e kësaj jave, ndërsa në duelin tjetër do të përballen Ferizaj dhe Feronikeli.
Ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit do të nis me fillim nga ora 17:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Genc Nuza, i ndihmuar nga asistentët e tij Besnik Morina, Drilon Rexhepi dhe Eridon Podvorica.
Në të njëjtin orar, pra me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet edhe sfida mes Ferizajit dhe Feronikelit.
Gjyqtari kryesor i këtij dueli do të jetë Mervan Bejtullahu, i ndihmuar nga asistentët e tij Arbnor Bullatovci, Meriton Berisha dhe Bardh Ajeti.
Të dielën, Prishtina luan me Suharekën në “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, ndërsa më herët zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Dukagjinit.
Kujtojmë që sipas programit në këtë ditë pritej që të zhvillohej edhe ndeshja mes Dritës dhe Malishevës, por për shkak të angazhimeve në arenën evropiane të skuadrës nga Gjilani, ky duel është shtyrë për një afat tjetër./Telegrafi/