Site icon Telegrafi

Rikthehen yjet e serialit “Friends”

Kryetari i grupit mediatik NBC, Robert Greenblatt ka konfrimuar gjatë një emisioni televiziv se gjashtë yjet e serialit të njohur “Friends” do të bashkohen në një speciale që do të transmetohet muajin shkurt.

Ky bashkim ‘historik’ do të bëhet për të nderuar regjisorin e komedisë, James Burrows, i cili ka arritur kulmin e karrierës së tij duke numëruar 1,000 episode që janë shfaqur në televizor, 15 prej të cilave janë të “Friends”.

Ky është ribashkimi i parë zyrtar i kastit të përbërë nga Matthew Perry, David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow, rreth 12 vite pas përfundimit të serialit.

Sidoqoftë Greenblatt theksoi se edhe pse të gjithë do të jenë prezentë në speciale, mund të mos shfaqen të gjithë se bashku, kjo sepse të gjithë aktorët kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë dhe kanë impenjime që i kufizojnë.

“Do të jetë kohë e bukur”, u shpreh LeBlanc nëpërmjet një statusi në Twitter. Të njëjtit mendimi iu bashkuan edhe aktorët e tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version