Site icon Telegrafi

Rikthehen tifozët në palestra, ‘Final 8’ do të luhet me dyer të hapura

Pas gati një viti, përsëri do të ketë tifozë në palestrat sportive në Kosovë.

Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll që do të luhet në Suharekë do të jetë me prani të tifozëve.

Kështu së paku ka njoftuar klubi organizator, Golden Eagle Ylli në një njoftim të publikuar në faqen e klubit.

Në ndeshjet e ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës do të jenë të pranishëm 200 tifozë.

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë se në ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues”.

“Natyrisht se basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, thuhet në njoftimin e Yllit në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version