Tash e sa kohë po i mungojnë skenës shqiptare bashkë.
Bëhet fjalë për dyshen e njohur Lumi B dhe Vigg Popa të cilët kanë sjell shumë këngë hite në kuadër të grupit të tyre Kaos.
E ndonëse shumë menduan se Kaos nuk janë më bashkë, djemte e kanë mohuar këtë, e për më tepër ata kanë nisur xhirimet e videoklipit të tyre më të ri.
Burime të RTV Dukagjinit kanë njoftuar se klipi i Kaos është duke u punuar nga produksioni PinkMoon. Ndërsa kënga pritet që shumë shpejt të lansohet./Telegrafi/