Telegrafi

Rikthehen deklaratat e Coutinhos dhe Emre Canit se përse ishin largua nga Liverpooli – gabimi trashanik i dy mesfushorëve

Me Liverpoolin që tashmë është shpallur kampion i Ligës Premier, shtatë javë pa përfunduar sezoni, janë rikthyer edhe një herë deklarata e Philippe Coutinhos dhe Emre Can.

Kur braziliani u largua nga The Reds në vitin 2018 në drejtim të Barcelonës, kishte menduar se do të fitonte trofe të mëdhenj dhe do luante rregullisht.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu, Coutinho dështoi në sezonin e tij të parë në Camp Nou, duke u larguar në formë huazimi te Bayern Munichu.

Tani, nuk është e qartë se e ardhmja e tij është te Barcelona apo do të shitet në këtë verë, ndërsa kishte thënë se po kalonte te skuadra katalunase të fitonte trofe.

“Të gjithë e dinin se unë dëshiroja të kaloja te Barcelona”, kishte thënë ai për Fora de Joc në shkurt të vitit 2018.

“Nuk ishte e mundur në verën e kaluar, por ne punuam që të mbyllnim transferimin në dimër”.

“Unë me të vërtetë dua të fitoj tituj të mëdhenj, kjo ishte arsyeja se përse erdha në këtë klub. Dua të fitoj sa më shumë që mundem”, ka thënë më tej ai.

Të njëjtën gjë e kishte thënë edhe Emre Can kur ishte larguar nga Liverpooli në vitin 2018 për te Juventusi.

Por, gjermani qëndroi vetëm dy vite te Zonja e Vjetër për të kaluar më pas te Borussia Dortmundi, duke u zhgënjyer kështu me largimin nga Anfield.

“Kam pasur shumë oferta nga klube të ndryshme”, kishte thënë Can për Liverpool Echo.

“Unë vendosa të vija te Juventusi, pasi besoj në projektin e tyre të madh. Ata kanë plane të mëdha. Dua të jem pjesë e tyre”.

“Klubi ka pasur kontakte të mira me agjentin tim prej vitesh. Ata duan të fitojnë tituj dhe janë klub i madh. Mentaliteti im është ashtu. Kam ardhur këtu të fitoj tituj”, kishte thënë gjermani në vitin 2018.

Pas largimit të tyre, Liverpooli kishte arritur të forcohej edhe më shumë, e që arritën të fitonin Ligën e Kampionëve në vitin 2019 e në këtë vit e fituan edhe Ligën Premier. /Telegrafi/