Rike Roçi është një personazh që qëndron gjithnjë në qendër të mediave rozë. Për fizikun apo lidhjet e saj të spekuluar, ajo shndërrohet menjëherë në kryefjalën e portaleve.
Kohë më parë u shkrua se bukuroshja kishte bërë një tatuazh në zonën intime. Kjo gjë u ve re nga fansat e saj të cilët komentonin për tatuazhin pasi ishin kuriozë.
E ftuar në “Shiko Kush Luan” Rike Roçi u pyet për këtë temë. Në lojën “Ndaje ose haje” ajo u pyet për tatuazhin që u vu re nga ndjekësit.
“Na trego vendin dhe kuptimin e tatuazhit, thuaje ose tortën” ishte pyetja drejtuar Rikes në emisionin e Top Channel.
Ndërsa ajo nuk hezitoi ta pranonte ekzistencën e një tatuazhi të tillë dhe kuptimin e tij: “Te cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh besim te vetja”.