Telegrafi

Rike Roçi i drejtohet e revoltuar Meritonit: Turp për ty që doli Fationi dhe fillove duke qeshur

Fation Kuqari u largua ditën e djeshme (e shtunë) me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania 3.

Kjo pasi ai priste që publiku ta largonte Meriton Mjekiqin pas gjestit që bëri kundrejt Rike Roçit.

Ai u shpreh i revoltuar nga ajo që ndodhi dhe tha se nuk dëshiron që më të qëndrojë në atë shtëpi.

Rike në ndërkohë ka qarë pa pushim që kur kuptoi lajmin dhe po vazhdon përplasjet me prezantuesin nga Kosova.

Lexo po ashtu Fation Kuqari largohet me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania, pasi publiku nuk e eliminon Meritonin

“Marre për ty që doli Fationi dhe fillove duke qeshur”, iu drejtua Roçi.

Ajo vazhdoi: “Fillove duke qeshur dhe duke u tallur. Ja kjo është sedra jote. Kishe një shembull shumë të mirë. E more shembullin nga Fationi, bëje edhe ti”.

Në ndërkohë, publiku e eliminoi Erjola Doçin, e cila u kthye sërish në shtëpi me biletën e fatit. /Telegrafi/