Site icon Telegrafi

Rihanna u nderua me një statujë mermeri të kopertinës së saj të fundit të “Vogue” në Met Gala

Rihanna mori nderin e jetës në Met Gala të këtij viti, teksa u përjetësua në një statujë mermeri në Muzeun Metropoitan të Artit të New York-ut.

34-vjeçarja nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ngjarjen e mbushur me yje të këtij viti, pasi ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky.

Por krijuesja e hiteve sigurisht që nuk u harrua pasi u zbulua një statujë e saj e lartë, e kompletuar me barkun e rrumbullakosur.

Statuja u shfaq në një video të shpërndarë në llogarinë e “Vogue” në Instagram, e cila vjen pasi Rihanna zbukuroi kopertinën e numrit të këtij muaji.

Lexo po ashtu Pamjet më të mira të grimit dhe flokëve në Met Gala 2022

Krahas videos, mbishkrimi lexonte: “Statuja e ‘Eirene (Personifikimi i Paqes)’ është zakonisht perëndesha e mermerit e profilit më të lartë në galeritë greko-romake të Muzeut. Por tani kemi Rihannan, direkt nga kopertina e ‘Vogue’ e këtij muaji”.

Rihanna gjithashtu ka shpërndarë videon në llogarinë e saj dhe ka shkruar ndër të tjera: “Pushtova Met në mermer! Çfarë ka më të praruar se kaq? Faleminderit Muzeut dhe ‘Vogue’ për këtë nderim historik”.

Lexo po ashtu Policia gjejnë armë të shumta në shtëpinë e ASAP Rocky në Los Angeles disa ditë pas arrestimit të tij

Videoja e Rihannës mori miliona shikime dhe një përgjigje pozitive nga ndjekësit e saj.


Dizajneri britanik i modës Hayden Williams shkroi: “As nuk ishte e pranishme dhe ende pati një ndikim! Kjo është kaq e lezetshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version