Më datë 28 gusht (e dielë), do të mbahet gala mbrëmja e ndarjes së çmimeve, MTV Music Awards 2016.
Emrat më të njohur botërorë, do të performojnë në këtë mbrëmje si: Beyonce, Rihanna, Ed Sheeran, Rita Ora, Iggy Azalea, Selena Gomez etj.
E kur jemi te çmimet, ndër emrat që pritet të fitojnë më së shumti çmime janë Beyonce dhe Adele, si dy emrat më të nominuar në këtë mbrëmje.
Por, në media aludohet se këngëtarja e njohur Rihanna, është ftuar në këtë spektakël, për t’u shpërblyer me çmimin prestigjioz për vepër jetësore.
Ka qenë një surprizë për të gjithë fansat e këtij spektakli, pasi një çmim i tillë i është dhënë gjithmonë artistëve më në moshë, që kanë një karrierë të gjatë pas vetes.
Nëse vërtetë Rihanna shpërblehet me këtë çmim, ajo do të bëhet 28 vjeçarja e parë që arrinë të rrëmbejë një çmim të tillë honorifik./Telegrafi/