Vëmendja e Leonardo DiCaprios është vetëm te fitimi i një çmimi Oscar dhe jo romanca me Rihannan.
Aktori është nominuar pesë herë në të shkuarën, por ka përfunduar duke mos çuar asnjë trofe në shtëpi.
Megjithatë, përflitet se më në fund ai është shumë pranë fitimit të këtij çmimi në ceremoninë e Academy Awards këtë vit që do të organizohet më 28 shkurt, për rolin e tij në filmin “The Revenant”, transmeton TCH.
Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Leo është i përqendruar vetëm te ceremonia e Oscarit këtë periudhë, kështu që jeta e tij personale është jashtë këtij fokusi.
“Nuk është aspak sekret që Leo është i dëshpëruar të fitojë një Oscar këtë vit, kështu që ai nuk dëshiron që jeta e tij personale të jetë një pengesë në arritjen e këtij qëllimi”, është shprehur një burim për revistën britanike Grazia.