Rihanna është kërcënuar nga një fans i çmendur.
Mashkulli që po e ndjek këngëtaren e njohur quhet Ralph Alexander dhe njihet me Alec Mercer, transmeton Telegrafi.
Policia po e heton këtë burrë, i cili ka dërguar mesazhe kërcënuese Ririt duke publikuar fotografi para shtëpisë së saj, ndërkohë që kishte postuar se ka blerë edhe armë.
Kjo nuk është hera e parë që ylli botëror ndihet e kërcënuar nga fansat e saj, pasi në vitin 2014 u arrestua Kevin McGlynn, pas letrave e ofendimeve që kishte dërguar asaj. /Telegrafi/