Telegrafi

Rihanna ndihmon stafin e restorantit për të pastruar, pas një daljeje me shoqet

(Foto: North Woods/BACKGRID/Savage X Fenty)

Rihanna e ka befasuar stafin e një restoranti në New York kur ndihmoi në pastrimin e tryezës pas darkës.

Këngëtarja ka vizituar restorantin luksoz, “Caviar Russe”, me shoqet e saja dhe ka kërkuar nga stafi që të qëndrojnë më gjatë në punë, në mënyrë që ata ta vazhdonin ndejën pakëz më gjatë

“Kur mbaruan darkën, këngëtarja i ndihmoi kamerierët të pastronin dhe t’i vendosnin stolat e barit në vend, pasi ajo qëndroi kaq gjatë”, ka thënë një burim për Page Six, duke theksuar se kishin qëndruar deri në orën 2:00 pas mesnate.

(Foto: North Woods/BACKGRID/)

Rihanna, e cila u bë nënë në muajin maj, me këtë rast kishte veshur xhinse të gjera, një fanellë të madhe No Limit Records, taka me lidhëse dhe mbante stoli Tiffany & Co.

Lexo po ashtu Rihanna tregon figurën e saj të pabesueshme në një veshje të mahnitshme në mbrëmje vetëm tre muaj pas lindjes

Së fundmi, 34-vjeçarja është parë shpesh në rrugët e New Yorkut, duke dalë shpesh me të dashurin e saj, ASAP Rocky, me të cilin pritën në jetë një djalë. /Telegrafi/

(Foto: North Woods/BACKGRID)