Prej disa ditësh po përflitet për një histori dashurie mes këngëtares Rihanna dhe futbollistit francez Karim Benzema.
Por sipas disa zërave të tjerë, marrëdhënia e tyre mësohet se është thjeshtë profesionale.
Sipas Daily Star, 27 – vjeçarja po i mëson Benzemas kulturën e hip hop–it amerikan, pasi ky i fundit është një fans i çmendur i muzikës.
Nuk dihet nëse ylli i Real Madrid, Benzema, po planifikon të debutojë edhe si këngëtar, megjithatë, nëse është në planet e tij, 27 – vjeçari ka gjetur mësuesen më të mirë për ta bërë një gjë të tillë./Telegrafi/