Rihanna, Jay Z dhe Kanye West kanë bërë debutimin në listën e miliarderëve të Forbes së bashku me fituesit më të mëdhenj në botë.
Sipas listës vjetore, Riri tani është bërë muzikantja femër më e pasur në botë me një pasuri neto prej 1.7 miliardë dollarësh (1.5 miliardë euro), kryesisht falë biznesit të saj “Fenty Beauty” dhe linjës së të brendshmeve “Savage X Fenty”.
Ajo gjendet në vendin e 1,729 në listën botërore të miliarderëve më të pasur, duke përfshirë tani Jay Z në vendin e 2,076 me një vlerë neto prej 1,4 miliardë dollarë (1.2 miliardë euro) dhe Kanye, i cili gjendet në vendin e 1,513.
Here’s this year’s definitive list of the World’s Billionaires: https://t.co/UcFKZr1Ky3 #ForbesBillionaires pic.twitter.com/noTOhpYJ9t
— Forbes (@Forbes) April 5, 2022
Në krye të listës është CEO i “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk, pasuria neto e të cilit vlerësohet të jetë 219 miliardë dollarë (200 miliardë euro).
I dyti është shefi i Amazon, Jeff Bezos, i cili vlen pothuajse 50 miliardë dollarë (45 miliardë euro) më pak se Musk me 171 miliardë dollarë (156 miliardë euro).
2,668 miliarderë hynë në listën përfundimtare, nga 2,755 vitin e kaluar, me vlerën kolektive nga 13.1 trilionë dollarë (10 trilionë euro) në 12.7 trilionë dollarë (11 trilionë euro).
Vitin e kaluar, Forbes ndau një raport duke pretenduar se Kanye West vlen më pak se një e treta e shumës që pretendonte.
Në mars të vitit 2021, marrëveshja e West Yeezy me Gap u caktua në 970 milionë dollarë (888 milionë euro), që thuhet se e çon vlerën neto të reperit deri në rreth 6.6 miliardë dollarë (6 miliardë euro).
Prillin e kaluar, Forbes raportoi se pasuria e reperit ishte 1 miliard dollarë, këngëtari e kundërshtoi pretendimin, në vend të kësaj këmbënguli se pasuria e tij neto ishte në të vërtetë 3.3 miliardë dollarë (3 miliardë euro).
Kanye u bë miliarderi i dytë i hip-hop-it së bashku me Jay Z në prill të vitit 2020. /Telegrafi/