Site icon Telegrafi

Rihanna ia ndalon Ritës të shkojë në ndejën e saj

Rihanna raportohet se e nuk e ka ftuar dhe ia ka ndaluar Rita Orës të jetë pjesë e një ndeje të organizuar nga ajo.

Këngëtarja 27-vjeçare, organizoi një ndejë në klubin e natës “Up & Down” në New York pas ngjarjes prestigjioze në Met Gala.

Gati të gjithë emrat e mëdhenj të show-bizzit ishin të ftuar aty, me përjashtim të këngëtares shqiptare Rita Ora.

Rihanna, e cila ka nënshkruar me të njëjtën kompani si edhe Rita, Roc Nation, raportohet se nuk e ka ftuar Ritën në ngjarje, pasi ato nuk mund të qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

“Ajo ka një rast të pazgjidhur me Ritën dhe kjo ishte një mundësi për hakmarrje. Ajo e ka bërë të qartë se Rita nuk do të lejohet të hyjë në asnjë rrethanë”, ka shkruar burimi për The Sun.

Por duket se as Rita nuk ka qenë shumë e interesuar të vizitojë këtë ndejë, pasi kishte vendosur ta kalojë mbrëmjen duke u argëtuar me Miley Cyrus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version