Rihanna ka zgjedhur një mënyrë disi të pazakontë për të përgënjeshtruar zërat se mes saj dhe reperit Travis Scott ka një histori dashurie. Në një postim në Instagram, këngëtarja e hitit “Bitch Better Have My Money” shkruan: “Përse je ende single? – sepse jam cunt* (mënyrë tepër vulgare për të quajtur dikë/e përdalë).
Ky reagim i Rihannës vjen në një kohë kur 27 – vjeçarja u fotografua shumë pranë reperit 23 – vjeçar, ndërsa në profilin e saj në Instagram vetë RiRi ka postuar foto krah tij, të cilat janë pjesë e fushatës publicitare të këpucëve Puma, që këngëtarja ka realizar me markën e famshme.
Nga ana tjetër, portali amerikan Hollywood Life shkruan se Rihanna dhe Scott janë të çmendur pas njëri – tjetrit dhe se ajo është e merakosur se reperi do t’i thyejë zemrën.
Pavarësisht zërave dhe fotove të RiRit me 23 – vjeçarin Scott, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje mes tyre.
Përgjatë muajve të fundit, këngëtarja është përfolur për lidhje me disa personazhe të famshëm si Leonardo DiCaprio, Karim Benzema apo Lewis Hamilton. Në të gjitha këto raste, nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar dhe personat e përfshirë në këto histori i kanë mohuar zërat. /Telegrafi/