Telegrafi

Rihanna dhe DiCarpio kapen edhe publikisht

U përfol shumë për një romancë të mundshme ndërmjet Leonardo DiCaprio dhe Rihannës, por deri më tani nuk kishte foto që të tregonte këtë.

Gazeta TMZ ka publikuar më në fund një foto të aktorit dhe këngëtares të cilët shikohen pranë njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së 27-vjeçares, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shikohen larg dhe jo edhe aq të afërt, me rëndësi është që Leo ka qënë i pranishëm në ditëlindjen e bukuroshes duke treguar se ata mund të kenë një lidhje së bashku.

Kujtojmë se Rihanna, kohë më parë ka shkëputur lidhjen me reperin Chris Brown, ndërsa DiCaprio ka kohë që nuk ka qenë në lidhje, megjithëse është gjithnjë i rrethuar me bukuroshe. /Telegrafi/