Site icon Telegrafi

Rihanna, arsyeja pse Rita paditi Jay Z

Vendimi i Rita Orës për të paditur studion muzikore “Roc Nation” të këngëtarit të famshëm Jay Z raportohet se është nxitur për shkak të “armiqësisë” së saj me Rihannan.

Besohet se marrëveshja e Rihannas me Jay Z ka luajtur rol të madh që Rita të mos merrte trajtimin që ka kërkuar nga kompania.

Krijuesja e hitit “Poison” thuhet se ka kuptuar që Rihannas i janë ofruar të gjitha hitet para saj.

“Rihannas kurrë s’i ka pëlqyer Rita dhe e ka përdorur fuqinë e saj në Roc Nation. Kjo është arsyeja kryesore pse shefat e studios nuk kanë qenë të interesuar për të promovuar Ritën”, ka thënë një burim për “The Sun”, transmeton koha.net.

“Këngët që mund të ishin për të i ishin dhënë automatikisht Rihannas, që i ka mbajtur për disa muaj para se të thoshte se nuk i do”, ka thënë më tutje ky burim.

Javën e kaluar u raportua se këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka ngritur padi ndaj këngëtarit të famshëm amerikan Jay Z dhe studios së tij Roc Nation për mungesë përkrahje në karrierë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se kur këndoi me Roc Nation në vitin 2008, ajo ishte 18-vjeçare dhe nuk e pati përkrahjen e plotë të labelit të Jay Z.

Exit mobile version