Gazeta e vetme e shtypur në gjuhën maqedonase në Shqipëri ka filluar përsëri që të botohet, falë ndihmës financiare të diasporës maqedonase në Kanada, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i parë i gazetës ”Ilinden”, që botohet nga shoqata maqedonase me të njëjtin emër, ka dalur në botim si gazetë dymuajshe mars-prill, më 8 shkurt të vitit 2011, por për shkak të problemeve financiare, u ndërpre shtypja e saj.
Shoqata që e boton gazetën thotë se misioni për ruajtjen dhe ngritjen e identitetit maqedonas në Shqipëri është arritur./Telegrafi/