Telegrafi

Rick Ross dhe Drake sjellin këngën e re “Gold Roses”

Reperi amerikan, Rick Ross, ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me reperin Drake, projekti i të cilëve titullohet “Gold Roses”, që është pjesë e albumit të “Port of Miami 2”, teksa pritet të lansohet më 9 gusht.

“Port of Miami 2” vjen pas albumit debutues “Port of Miami” në vitin 2006. Më vonë, ai ka sjellë këngët “Act a Fool” dhe “Big Tyme”, e po ashtu edhe dy projektet e tjera të suksesshme “Florida Boy” dhe “Green Gucci Suit”.

Herët këtë vit, Rick Ross dhe Drake bashkëpunuan edhe në një këngë tjetër të titulluar “Money in the Grave”.

Nga ana tjetër, edhe Drake ka filluar regjistrimin e albumit të ri dhe planifikon që të godasë fuqishëm studion me projekte të reja.

Lexo po ashtu Drake fillon punën në albumin e ri

Albumi i ri i tij pritet të lansohet në vitin 2020. /Telegrafi/