Telegrafi

Richarlison zbulon ofertat e refuzuara të Unitedit dhe Barcelonës

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison ka zbuluar se refuzoi një ofertë nga Manchester Unitedi në janar, ndërsa u refuzua edhe Barcelona.

Braziliani ka shënuar 12 gola në 32 paraqitje për Evertonin këtë sezon dhe forma e tij ka bërë shumë klube të mëdha të vihen pas tij.

Richarlison pëlqehet nga Barcelona dhe Unitedi, por të dy këto klube janë refuzuar nga lojtari dhe klubi anglez.

Lexo po ashtu Njëzet sulmuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon bazuar në statistika

“Ka pasur shumë oferta gjatë sezonit, nga Barcelona, ​​nga Manchester United”, ka zbuluar fillimisht Richarlison për Los Desimpedidos.

“Por, klubi zgjodhi të më mbante në grup dhe unë nuk doja të largohesha në mes të sezonit. Është e keqe të lesh shokët e skuadrës kështu”.

Lexo po ashtu "Nuk kam gishta t'i numëroj klubet që më kanë refuzuar" - rrëfimi frymëzues i Richarlison

Evertoni thuhet se refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barca për të nënshkruar me Richarlison në janar, dhe ai pranon se ai ishte i ndikuar nga interesi i klubit nga Camp Nou.

“Sigurisht që ndjehesh i ndikuar, Barcelona është një nga klubet më të mëdha në botë, por unë mendoj se lumturia luan rolin e vet”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/