Richarlison festoi fitimin e medaljes së artë olimpike me Brazilin të shtunën duke e quajtur ‘tullac’ presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Japoni.
Brazili arriti ta fitojë në minutat e fundit të vazhdimeve takimin final me Spanjën me rezultat 2-1 duke fituar në fund medaljen e artë në “Tokio 2020”.
Presidenti i FIFA-s, Infantino ishte në Japoni për të dhënë medaljet e arta dhe të argjendta për finalistët, por jo gjithçka shkoi mirë për të.
Sulmuesi i Everton dhe Brazilit, Richarlison kishte disa fjalë për 51-vjeçarin zviceran.
“Hej, tullac, vitin e ardhshëm ne po e fitojmë në Katar”, iu drejtuar Richarlison, Infantinos, duke iu referuar në Kupës së Botës së vitit të ardhshëm.
Richarlison to FIFA President Infantino: “Next year it will be in Qatar, baldie.” https://t.co/I8yRFtctem
— Mauricio Savarese (@MSavarese) August 7, 2021
Richarlison me siguri do të jetë lehtësuar që Brazili arriti të fitojë ndeshjen dhe medaljet e arta, pasi vet humbi një penallti në fillim të lojës.
Ish-lojtari i Watford humbi penalltinë pas vetëm 38 minutash kur rezultati ishte 0-0, por Selecao prapë shkoi me epërsi në pushimin mes pjesëve.
Cunha shënoi golin e epërsisë 1-0 kur pjesa e parë po përfundonte, duke shënuar nga brenda zonës pasi kaloi me vrull mbrojtjen spanjolle.
Here's Richarlison telling FIFA President Gianni Infantino
"see you next year in Qatar, bald man!"#EFC #Olympics pic.twitter.com/TEQDCkpT8C— Royal Blue Mersey (@RBMersey) August 7, 2021
Mikel Oyarzabal shënoi 1-1 me vole pas një ore lojë, ndërsa goli i fitores 2-1për Brazilin u shënuan nga Malcom (108’).
Pavarësisht humbjes së penalltisë në finale, Richarlison mund të ndihet mirë për punën e tij këtë verë, pasi ka përfunduar Olimpiadën si golashënuesi më i mirë me pesë gola. /Telegrafi/