Declan Rice është objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar anglez është dëshira kryesore e trajnerit Frank Lampard që kërkon ta ketë në skuadër sa më parë.
Drejtuesit e Chelseat kanë nisur kontaktet me rivalët londinez të West Ham United për lojtarin, por palët janë larg një marrëveshje.
Chelsea është gati të shpenzojë 50 milionë euro për transferimin e Declan Rice, por ende janë larg një marrëveshje.
West Ham nuk heq dorë nga kërkesat e saj që duan 65 milionë euro për ta lënë të lirë Rice t’i bashkohet Chelseat.
Nga ana tjetër dëshira e lojtarit është që të rikthehet te Chelsea, pasi ai ka kaluar të gjitha grupmoshat tek The Blues.
Një arsye që Rice kërkon rikthimin në Stamford Bridges janë edhe shokët e tij Mason Mount, Fikayo Tomori e Tammy Abraham me të cilët mesfushori është shumë i lidhur.
Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea tani pritet të dalë me një ofertë të re në drejtim të West Hamit, ku do të përfshihet edhe ndonjë lojtar për të arritur te Rice. /Telegrafi/