Site icon Telegrafi

Ribashkohen The Weeknd dhe Bella Hadid?

Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer sërish. Apo po rikthehen?

Modelja dhe këngëtari së fundmi festuan ditëlindjen e saj në New York këtë javë së bashku me familjen e Hadid, Yolanda Hadid, Gigi Hadid, Anwar Hadid dhe të dashurën e Anwar, Dua Lipa. Sipas E! News ish-çifti u larguan nga festa së bashku dhe u nisën për në banesën e saj.

“Abeli u takua me Bellan mbrëmë për festën e ditëlindjes në L’A Avenue. Ai ishte me të gjithë natën dhe ata u larguan së bashku për t’u rikthyer në apartamentin që të dy ndanë më parë”, ka thënë burimi.

The Weeknd dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mund të thuash që ata ishin padyshim të dashuruar dhe të dy dukeshin shumë të lumtur që ishin rreth njëri-tjetrit”.

TMZ raportoi që të dy nuk janë përsëri bashkë, por thjesht “miq të mirë”.

Hadid dhe The Weeknd kanë qenë në lidhje me ndërprerje viteve të fundit, por dyshja këtë herë u ndanë në gusht për shkak të distancës dhe orareve të tyre të ngjeshura.

The Weeknd dhe Bella Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

“Nuk kishte asnjë dashuri të humbur në mes të dyve. Abeli kishte vetëm disa gjëra për të cilat duhej të punonte dhe përqendrimi i tij ishte diku tjetër”, shtoi burimi i E! News.

E! News po ashtu raportoi që ndërsa të dy mund të kenë vepruar si çift gjatë festës së Hadid, ai mori pjesë vetëm si mik.

Koha do të tregojë se ku do drejtohen dyshja në ditët në vijim.. /Telegrafi/

Exit mobile version