Ende nuk dihet asgjë për Gëzim Trakaniqin, 66 vjeçari nga Peja i cili po rezulton i zhdukur tash e disa ditë.
Rasti tashmë ka kaluar tek krimet serioze rajonale, kështu konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Deri më sot, rasti ka qenë në nivel të stacionit policor të qytetit. Sipas ligjeve në fuqi, pas 30 ditë kërkimesh në raste të tilla, ato kalojnë në nivel rajonal, mirëpo, për shkak të specifikave të rastit si rast, kjo periudhë është ngushtuar dhe që nga mesdita e sotme, ky rast ka kaluar tek krimet serioze rajonale”, tha ai.
Ndryshe, para pak ditësh, policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e qytetarit./Telegrafi/