Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është i kënaqur rezultatin e arritur.
Kurti në një konferencë për medie, është shprehur se në këto zgjedhje LVV është bërë subjekti më i madh në nivel vendi.
“Jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur. Edhe në nivel vendi jemi bërë subjekti më i madh. Në zgjedhjet e fundit lokale ishim të tretit, tash jemi të parët ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme. Tani që jemi të parët edhe në nivel komunal dhe të kuvendit, na bënë që jemi më të fortë. Kandidatët e LVV do të angazhohen për secilën votë”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.
Ai tregon se nga sot do t’i takoj të gjithë kandidatët e LVV-së që janë në balotazh.
“Qysh sot kam caktuar një takim me kandidatët tonë që janë në balotazh nëpër komuna”, tregon ai.
Nga rezultatet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkoj në balotazh në 12 komuna në nivel vendi. /Telegrafi/