Më shumë se 23 mijë vota ka marrë Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës.
Telegrafi mëson se më i votuari i listës së deputetëve nga Llapi është Fitim Haziri, me 10 mijë e 431 vota.
Sipas burimeve të Telegrafit në KQZ dhe degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë këto janë rezultatet për pesë kandidatët e LVV-së nga Podujeva.
1.Fitim Haziri 10,431
2.Saranda Bogujevci 9,949
3.Fatmir Humolli 3548
4.Vendenis Lahu 7290
5.Driton Hyseni 6265
Ndërkaq, lista e votave për parti thuhet të jenë si vijon:
1.LVV 23,056
2.LDK 9,356
3.PDK 4,667
4.AAK 769
5.NISMA 491.
Ndryshe, Telegrafi mëson se Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me vota edhe në fshatin Bradash, prej nga vjen ish-kryetari i Podujevës, nga LDK-ja, Agim Veliu.
Sipas të dhënave të siguruara LVV-ja në Bradash ka marrë 578 vota, ndërkaq LDK-ja 392. /Telegrafi/