Telegrafi

Rezultatet e Van Gaal kundër tre kundërshtarëve madhor (Foto)

Louis Van Gal së bashku me Manchester Unitedin, mposhti në fundjavë Arsenalin, duke e stopuar këtë të fundit në ‘luftën’ për titull të kampionit.

Djajtë e Kuq arritën të shënojnë fitore me rezultat 3-2 duke u ngritur në pozitën e pestë, me tri pikë larg Manchester City.

Por si janë ndeshjet e Van Gaal kundër tri skuadrave më të mëdha në Liga Premier në dy vitet e tij te United. /Telegrafi/

Kundër Arsenal në katër ndeshje, United ka arritur të marrë shtatë pikë. Djajtë kanë shënuar gjashtë herë, ndërsa kanë pësuar shtatë gola.

Me Chelsea ka rezultatet shumë të dobëta pasi ka marrë vetëm tri pikë në katër ndeshje. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë pak gola, pasi United ka shënuar dy herë, ndërsa ka pësuar vetëm tri gola.

Van Gaal kundër Liverpoolit është treguar shumë i zoti. Në 4 ndeshje ka po aq fitore. United ka shënuar nëntë gola, ndërsa ka pësuar dy.