Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 26-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar java e 26-të në BKT Superligën e Kosovës, me tifozët patën para tyre përballje mjaft interesante.

Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Dritës dhe Prishtinës, me skuadrën gjilanase që fitoi me rezultat të pastër 2-0.

Një sfidë atraktive ishte edhe ballafaqimi i Ballkanit me Drenicën që u luajt në Therandë dhe përfundoi po ashtu me shifrat 2-0.

Një përballje e vështirë u zhvillua në Malishëve, ku vendasit që treguan paraqitje brilante, nuk arritën të marrin më shumë se një pikë përball Gjilanit.

Pa fitues përfundoi edhe dueli tjetër në mes të Feronikelit dhe Ulpianës, që përfundoi me rezultat 2-2.

Me vetëm një gol dallim, Dukagjini mori tre pikë të mëdha në Podujevë, duke mposhtur Llapin 2-1. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore