Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 25-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar me sukses java e 25-të në BKT Superligën e Kosovës.

Përballja më interesante e kësaj jave ishte ajo në mes të Gjilanit dhe Llapit, me dy skuadrat që morën nga një pikë në barazimin 1-1.

Një tjetër takim interesant ishte edhe ai në Klinë, ku Dukagjini ia doli të merrte një pikë në sfidën ndaj Dritës.

Ballkani në anën tjetër përfitoi nga këto dy barazime të skuadrave gjilanase, pasi triumfoi përballë Feronikelit me rezultat të thellë, 6-0.

Fitore më komode mori Prishtina, pasi ia doli në shtëpi që të mposhte Ulpianën me rezultat 2-0.

Një fitore tejet të rëndësishme në këtë javë e mori edhe Malisheva, që si mysafir i Drenicës triumfoi me rezultat 3-2.

Më poshtë keni rezultatet dhe renditje tabelare pas javës së 25-të në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/