Ka përfunduar java e 22-të në BKT Superligën e Kosovës, ku kishte përballje mjaft interesante.
Ballkani ia doli që të triumfonte me rezultat minimal 1-0 në derbin ndaj Dritës, duke përforcuar kështu kreun e tabelës.
Skuadra nga Theranda ishte me fat, shkaku që Prishtina i nxori një pikë Gjilanit në sekondat e fundit të takimit, në barazimin 2-2.
Ulpiana në anën tjetër e befasoi Drenicën, duke marrë fitore komode në shtëpi me rezultat 3-1.
Fitore më bindëse ishte ajo e Llapit në Podujevë ndaj Malishevës, duke triumfuar 3-0.
Dukagjini ia doli po ashtu të fitonte 3-0 ndaj Feronikelit që është në krizë të thellë dhe pothuajse e ka të pamundur qëndrimin në elitën e futbollit kosovar për edicionin e ri.
Më poshtë mund të shikoni rezultatet dhe tabelën e Superligës së Kosovës pas javës së 22-të. /Telegrafi/