Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar java e 20-të në BKT Superligën e Kosovës me shumë befasi.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, me këta të fundit që fituan me rezultat 2-0.

Një takim mjaft interesant ishte edhe ai në mes të Dritës dhe llapit, me skuadrën nga Podujeva që u largua me një pikë në barazimin 1-1.

Një pikë mori edhe Malisheva si mysafir i Ulpianës, pasi edhe ky takim përfundoi 1-1.

Drenica në anën tjetër ia doli të merrte tre pikë si mysafir i Dukagjinit, duke triumfuar 2-1.

Fitore më komode mori Gjilani, që po ashtu në udhëtim ia dol të mposhte Feronikelin që po kalon nëpër një krizë të thellë, me rezultat 3-1. /Telegrafi/