Ka përfunduar java e 20-të në BKT Superligën e Kosovës me shumë befasi.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, me këta të fundit që fituan me rezultat 2-0.
Një takim mjaft interesant ishte edhe ai në mes të Dritës dhe llapit, me skuadrën nga Podujeva që u largua me një pikë në barazimin 1-1.
Një pikë mori edhe Malisheva si mysafir i Ulpianës, pasi edhe ky takim përfundoi 1-1.
Drenica në anën tjetër ia doli të merrte tre pikë si mysafir i Dukagjinit, duke triumfuar 2-1.
Fitore më komode mori Gjilani, që po ashtu në udhëtim ia dol të mposhte Feronikelin që po kalon nëpër një krizë të thellë, me rezultat 3-1. /Telegrafi/