Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 18-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar stinori vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës, më saktësisht xhiroja e 18-të.

Ndeshja më interesante në këtë javë ishte ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit, me këta të fundit që triumfuan 1-0, për t’u shpallu kampion vjeshtor.

Duel mjaft interesant ishte edhe ai në mes të Llapit dhe Prishtinës, me skuadrën nga Podujeva që triumfoi 3-2.

Fitore më komode në këtë rreth mori edhe Drita, që ia doli të mposhte Ulpianën me rezultat 3-1.

Drenica që është në krizë të thellë me financa, ia doli të fitonte në udhëtim te Feronikeli, 2-0.

Në këtë xhiro, nga një pikë morën vetëm Malisheva dhe Dukagjini, pasi ndeshja në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi 2-2. /Telegrafi/