Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare pas javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar me sukses xhiroja e 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

As në këtë javë nuk munguan befasitë, me disa nga skuadrat që lëshuan pikë të mëdha.

Përballja më interesante e këtij rrethi ishte ajo në mes të Llapit dhe Ballkanit, me skuadrën nga Podujeva që fitoi 4-1.

Këtë javë, ndeshja hapëse ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, që përfundoi pa gola, me dy skuadrat që morën nga një pikë.

Drita në anën tjetër arriti të marrë një fitore të vështirë në shtëpi 1-0 ndaj Drenicës që po kalon nëpër një krizë.

Fitore të mundimshme në këtë rreth mori edhe Gjilani, që ia doli fare në fund të shënonte golin e epërsisë ndaj Ulpianës për fitoren 2-1.

Te fitorja në këtë javë u rikthye edhe Malisheva që fitoi 1-0 ndaj Feronikelit, duke i dhënë fund pritjeve të gjata për triumf.

Më poshtë mund ta shikoni tabelën e plotë të elitës së futbollit kosovar pas javës së 14-të. /Telegrafi/