Telegrafi

Rezultatet dhe renditja tabelare e javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar me sukses java e 28-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kjo xhiro sjelli shumë gola dhe disa rezultate interesante, që nuk priteshin edhe aq.

Përballja më e vështirë e këtij rrethi doli të jetë ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, me këta të fundit që triumfuan 1-0.

Edhe Gjilani mund të ketë pritur një duel të ashpër me Drenicën, mirëpo ia doli të triumfonte me rezultat të thellë, 5-0.

Me këtë numër të golave fitoi edhe Drita si mysafir i Feronikelit (5-0), duke vazhduar të jetë në vendet e para të tabelës.

Fitore në këtë javë mori edhe Llapi, që në udhëtim mposhti Ulpianën me rezultat 2-0.

Triumf më të vështirë pati Prishtina, që ia doli të merrte tre pikë përball Malishevës, me shifrat 3-2. /Telegrafi/