Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të javës së parë, ku nuk munguan golat dhe befasitë.
Llapi dhe Gjilani në një ndeshje të bukur, ndanë pikët duke barazuar me rezultat 1-1. Oltion Billali hapi ndeshjen, ndërsa Ahmet Januzi barazoi shifrat në fund.
Ferizaj arriti të mposht Feronkelin 74 me rezultat 2-1. Edon Sadriu dhe një autogol i Agron Bruqit i dhanë fitoren ferizajasve, ndërsa goli i Hasan Hysenit vlejti vetëm për statistika.
Ballkani e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit, duke mposhtu Dukagjinin me rezultat 2-0. Dy golat në këtë ndeshje u shënuan nga Queven.
Prishtina dhe Suhareka luajtën baras pa gola në “Fadil Vokrri” në një ndeshje ku ishin të pranishëm mbi 5 mijë shikues.
Ndeshja mes Dritës dhe Malishevës është shtyrë pasi që gjilanasit luajnë në mesjavë në garat evropiane.
Pas një jave, vetëm Ballkani dhe Ferizaj kanë nga tri pikë, ndërsa Llapi, Gjilani, Prishtina dhe Suhareka kanë nga një pikë. Pa pikë janë Feronikeli ’74 dhe Dukagjini.
Në javën e dytë do të përballen: Suhareka – Dukagjini, Malisheva – Ferizaj, Feronikeli 74- Llapi, Prishtina – Drita, Gjilani – Ballkani. /Telegrafi/