Janë mbyllur ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës, ku lufa për titull kampioni, por edhe për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më interesante.
Derbi i javës mes Llapit dhe Dritës, u takoi gjilanasve që shënuan fitore me rezultat 1-0 në “Zahir Pajaziti”.
Ballkani u kthye te fitoret, duke mposhtur Lirinë pothuajse të çregjistruar nga elita rezultat 2-0.
Feronikeli 74 dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0, ndërsa baras u mbyll edhe ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit me rezultat 1-1.
Fitore të madhe ka marr Gjilani që ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 4-0, duke ikur nga pozita e barazhit.
Ballkani pas gabimit të Llapit në shtëpi është kthyer në pozitë e parë me 56 pikë, ndërsa llapijanët janë të dytit me 54 pikë.
Tani 54 pikë i ka edhe Drita që mban pozitën e tretë dhe kthehet fuyqishëm në luftë për titull.
Malisheva me 49 pikë është në vendin e katërt dhe ka filluar të mbetet prapa me pretendentët për titull.
Prishtina me 16 barazime e saj mban vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa pas tyre janë Dukagjini me 36 pikë.
Gjilani është i shtati me 30 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli 74 në pozitën e tetë. Në fund janë Fushë Kosova me 20 pikë dhe Liria me vetëm 10 pikë.
Në javën e ardhshme, atë të 29-të takohen: Prishtina – Gjilani, Feronikeli 74 – Ballkani, Drita – Liria, Dukagjini – Llapi, Fushë Kosova – Malisheva. /Telegrafi/