Janë mbyllur ndeshjet e javës së 17-të në Superligës së Kosovës, ku nuk kanë munguar befasitë e këndshme dhe përballjet e forta.
Gjilani ka arritur të fitojë derbin lokal me Dritën me rezultat 1-0, për të hapur kampionatin, duke ngushtuar epërsinë në renditje, mes liderit dhe ndjekësit më të afërt.
Kjo erdhi pasi që Ballkani mori një fitore të mëdha në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2-1.
Suhareka është kthyer në rrugë të mbarë pas fitore si mysafir me Malishevën me rezultat 2-1, ndërsa e njëjta nuk mund të thuhet për Prishtinën që pësoi humbje si mysafir nga vendi i fundit në renditje Feronikeli 74 me rezultat 1-0.
Fitore të madhe ka marr edhe Dukagjini që ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0.
Drita mbetet lider në renditje me 37 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi i parë Ballkani që ka 30 pikë.
Malisheva mbetet e treta me 29 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 25 pikë. Ngjitje ka bërë edhe Suhareka që tashmë ka 25 pikë në mesin e renditjes.
Gjilani është ngritur në pozitën e gjashtë në renditje me 21 pikë, me një pikë më shumë se Dukagjini që ka 20 pikë.
Llapi është në zonën e barazhit me 17 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj.
Feronikeli 74 pas fitores së sotme ka 10 pikë, shtatë më pak se Llapi dhe Ferizaj dhe shpreson që me ndeshjen e fundit të futet seriozisht në valle për mbijetesë.
Në xhiron e 18-të, e fundit për stinorin vjeshtor, takohen: Ferizaj – Gjilani, Prishtina – Malisheva, Drita – Feronikeli 74, Llapi – Dukagjini, Suhareka – Ballkani./Telegrafi/